Lëndohet efektivi, kolegët e ndihmojnë të largohet nga zona e rrezikut
Aktualitet E Shtunë, 17 Tetor 2026 17:43
Një tjetër efektiv është lënduar në protestë. Fillimisht ai shihet pranë formacionit të krijuar me mburoja, me vështirësi për të lëvizur pasi duket se gurët e kanë lënduar në këmbë.
Më pas, mbahet te kolegët që përpiqen ta largojnë nga zona e sulmit të protestuesve. Ai kërcen mbi njërën këmbë, si dhe çalon.

