Leonard Duka ”kyç” gojën në seancë, vr@u krahun e djathtë të Ervis Martinajt

”Arrest me burg” caktoi GJKKO për Leonard Dukën. Kreu i klanit Duka, akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në 27 gusht të 2019. Masa e dytë e sigurisë ka të bëjë me sigurimin e kushtetve për të kryer vrasjen e Erigers Mihasit dhe Ervis Martinajt.

Në seancën me dyer të mbyllura Leonard Duka i ekstraduar disa ditë më parë nga Belgjika, nuk ka pranuar që të jap asnjë shpjegim. Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko i cili njihej dhe si krahu i djathtë i të zhdukurit Ervis Martinaj në gusht të 2019 në Tiranë.

37 vjeçarit iu shtua një tjetër akuzë nga nga SPAK, ajo e sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje në kuadër të operacionit të koduar Revanshi, i finalizuar falë zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC. Sipas dosjes, Duka i ndihmuar dhe nga eksponent të tjerë të botës së krimit thurte plane për eleminimin fizik të Ervis Martinaj dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?