Lëpusha prej ditësh pa drita dhe e izoluar nga bora

Zona e Lëpushës në qarkun e Shkodrës po vuan prej ditësh mungesën e energjisë elektrike dhe izolimit prej borës. Banorët kërkojnë ndërhyrjen nga ana e Qeverisë dhe bashkisë së Malësisë së Madhe.

Ata thonë se faturat e energjisë elektrike janë të detyruar t’i paguajnë, ndërsa rrjeti i energjisë është i vjetruar aq sa gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit e kalojnë errësirë.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e energjisë elektrike, prej disa ditësh fshati është izoluar për shkak të borës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?