“L’Equipe”: Ismail Morina, i 12-ti i Shqipërisë
Prestigjozja franceze “L’Equipe” i ka kushtuar një artikull Ismail Morinës ose të ashtuquajturit “Ballisti”, personazhit që mori famë pas ngritjes së dronit me flamurin shqiptar në Beograd gjatë ndeshjes që luhej Serbi-Shqipëri për eliminatoret e Euro 2016.
“Droni i pilotuar, që mbante një flamur të Shqipërisë së Madhe gjatë ndeshjes me Serbinë, nga Ismail Morina ka lejuar në mënyrë indirekte kualifikimn e vendin të tij në Europian”, kështu e ka nisur gazeta franceze artikullin.
Gjatë intervistës, Ismail Morina rrëfeu keqardhjen e tij për pamundësinë për të qenë në stadium për të mbështetur djemtë kuqezi në ndeshjen e tyre ndoshta më të rëndësishme përballë Francës.
“Jam i detyruar të rri në shtëpi, pasi jam arrestuar nga autoritetet shqiptare për shkak të dy pistoletave që mbaja për vetë-mbrojtje,” tha Morina.
Ai gjithashtu u shpreh se e quante sukses pjesëmarrjen e Shqipërisë në kompeticion, dhe pavarësisht rezultateve që do të ketë do vazhdojë të jetë krenar për ekipin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

