Lesi: “Partia i takon Berishës, ndërkombëtarët po luajnë që ta marrë Alibeaj”

Gazetari Nikoll Lesi, tha se nuk do të ketë bashkim të Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lesi i cilësoi si hipokrite takimet që po bëhen  mes dy palëve në PD, ndërsa shtoi se e gjitha kjo po bëhet në funksion të datës 3 nëntor, data kur gjykata do të japë vendimin se kush do të mbajë vulën e partisë.

“Mendoj se nuk do të ketë bashkim, këto janë takime hipokrite nga ana e të dyja palëve. Të dyja palët lozin për bashkim për të bindur elektoratin por në funksion të datës 3 nëntor. Është vendimi i Gjykatës që vendos se kush e merr vulën.

Sipas Lesit partia i takon Sali Berishës, ndërsa theksoi se kushdo që të marrë vulën nuk do të ketë negociata me grupin tjetër.

“Sipas meje partia i takon Berishës, dhe e gjitha kjo që po bëhet është në kuadër të 3 nëntorit. Kushdo që merr vulën nuk do të ketë asnjë negociatë me palën që humb”- tha ai.

Më tej ai theksoi se ndërkombëtarët po luftojnë që partinë ta mbajë Enkelejd Alibeaj.

“Nëse fiton Alibeaj, që ndërkombëtarët po luajnë dhe qeveria po luan që ta marrë Alibeaj, atëherë Berisha do të futet në një parti tjetër. Nuk do të ketë bashkim”- u shpreh Lesi.

SHKARKO APP