Leskaj: Marrëveshja me CEZ-in dëmtoi shtetin shqiptar

 

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Bujar Leskaj deklaroi sot në komisionin parlamentar të Ekonomisë se marrëveshja e mirëkuptimit për zgjidhjen e kontratës me CEZ-in i ka sjellë një dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën e 479 milionë eurove.

"Nga kjo marrëveshje, – tha kreu i KLSH-së, – vështë dëmtuar shteti shqiptar, ndërsa është favorizuar kompania çeke".

Leskaj gjithashtu edhe se ka përfunduar auditimi për procedurat, ndërsa nuk ka një dokument financiar që të dëshmojë se nga kjo marrëveshje janë mbrojtur interesat e vendit.

Ai u shpreh për auditimin e kësaj çështje nga një grup i pavarur ekspertësh, të cilët do të vlerësonin dëmin e pretenduar nga Kontrolli i Shtetit.

Kryetari i KLSH-së ishte i pranishëm sot në komisionin e Ekonomisë për të paraqitur raportin “Për zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2014”.

SHKARKO APP