Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Letër e hapur e Eni Vasilit drejtuar Kryeministrit Rama: Çlironi studiot televizive, nuk jemi fasonë! Jeto dhe fol i lirë!

Letër e hapur e Eni Vasilit drejtuar Kryeministrit Rama: Çlironi studiot televizive, nuk jemi fasonë! Jeto dhe fol i lirë!

Aktualitet
E shtunë, 2 Maj 2020 14:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Eni Vasili –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I nderuar zoti Kryeministër!

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 4 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 4 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 5 orësh

Të hënën e ardhshme bëhen plot 9 javë nga 9 marsi, dita kur në Shqipëri u zbuluan dy rastet e para me Covid-19. Këto 9 javë të gjata sa 9 muaj, gjeneruan realitete të rëja për shumëkënd nga ne, realitete prej të cilave ndoshta nuk do shpëtojmë për një kohë të gjatë. Nuk do ndahemi dot shpejt as nga frika se një xhest i shpenguar mund të na sëmurë apo se një përqafim mund te jetë një mallkim. Në këto 50 ditë e më shumë, mësuam të sakrifikojmë ndryshe, të mos i trembemi frikës tonë e t’i mbijetojmë pasigurisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Falenderimet dhe përulja e plotë, nuk do mjaftojë asnjëherë për mjekët, infermierët, sanitarët dhe forcat e rendit, por këto javë të jashtëzakonshme eksperience njerëzore të betejës për jetën, nuk do ishin fituar pa mediat dhe studiot televizive, të cilat i bënë bashkë të gjithë në ditët më të errëta, ku vdekja dhe terrori prej saj, bënin hije mbi kokat tona. Së bashku mësuam nga e para si të lajmë duart, si të teshtijmë, por mbi të gjitha si t’i japim forcë njëri tjetrit. Këtë e bënë qindra shqiptarë të jashtëzakonshmëm, mjekë por jo vetëm, anembanë botës të cilët vrapuan në dritaret mbi “banaqe”, të ndanin informacion, eksperiencë dhe solidaritet. E bënë doktorët e infektivit që na shpjeguan me durim gjithçka dinin e mësonin dhe ata vetë ditë pas dite, e bënë ata gazetarë që nuk u tërhoqën në skuta të ngrohta shtëpish, por qëndruan në detyrë plot dinjitet dhe shqetësim për veten dhe të tjerët.
E ndërsa ekonomia po rihapet e lëvizja po liberalizohet, mbajtja në izolim e studiove televizive, nuk i shërben më askujt. Një gazetar në studio është njësoj i rrezikuar me një apo me tre persona prezentë aty. Mua personalisht do të kishte mjaftuar për të më infektuar mjeku Roland Xhaxho i cili sigurisht nuk e dinte që ishte i virusuar kur erdhi në Open. Fakti tregoi që doktor Xhaxho nuk na infektoi, as mua dhe as stafin e Open i cili pati kontakte me të ato ditë. Studiot janë hapësira të mëdha të cilat ia kalojnë çdo supermarketi ku gëlojnë njerëzit, janë po aq të mëdha në metra katrorë sa një fasoneri, me ndryshimin e vetëm se brenda nuk ka më shumë se 5 -6 njerëz dhe jo 600.

Madje studio e “Open” është thuajse po aq e madhe sa salla e Parlamentit!

Nuk është një kërkesë luksi dhe as një shkujdesje, sepse jam e përgjegjshme për rreziqet për veten dhe të tjerët. Por shërbimi që mund t’i bëjmë opinionit dhe debatit publik duke rifilluar jetën normale në studio, është më i madh se preokupimi për veten. Teknologjia na ndihmoi në kohën e emergjencës, por vështirësitë e lidhjeve me internet, e kanë lodhur me të drejtë teleshikuesin.

Dritaret e vogla te skype ose zoom, jo gjithmonë arrijnë teknikisht të përcjellin mesazhin tek teleshikuesit dhe koha e përqendrimit shkurtohet gjithmonë e më shumë.

Publikut duhet t’i kthehet e drejta e debatit publik dhe studiove televizive duhet tu kthehet liria! #jetodhefolilir

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.