Letra e 15 ish-faturistëve për LLallën, Ramën e Nishanin

 

Një hetim i filluar 4 vjet më parë për prodhimin e  faturave afrofe nga kompania “Cez Shpërndarje”,  dhe që në vitin 2013 u konkludua me arrestimin e 15 ish-faturistëve të kësaj kompanie, të cilët nuk janë njohur ende me vendimin e gjykatës për shkak të zvarritjes së seancave gjyqësore duket se ka nxjerrë në dritë një skandal që lidhet me mënyrën si operonte CEZ Shpërndarje në faturimin që u bënte abonentëve.

 

Me anë të një letër publike drejtuar  drejtuar Kryeprokurorit Llalla, Kryeministrit Rama, Presidentit Nishani, Kryeparlamentarit Meta dhe përfaqësuesve të selive diplomatike në vendin tone 15 ish-punonjësit e CEZ Shpërndarje  akuzojnë ish-drejtues të kompanisë për prodhimin e faturave afrofe.

 

Ata shpjegojnë se pas vendimit të ERE-s që ndaloi faturimin afrofe, drejtuesit e CEZ gjetën një tjetër mënyrë për të faturuar abonentët me anomaly.

 

“Eprorët e CEZ pa dijeninë tonë instaluan në aparatët matës PDA të çdo lexuesi të Tiranës kodet që pasqyronion anomalitë matëse. Për këtë ne  kërkuam shpjegime nga eprorët dhe këto na dhanë shpjegimet përkatëse se çishin këto tabela që na dilnin për abonentë të veçantë. Ne nuk kishim rrugë tjetër veçse të shtypnim këto opsione të tabelës. Më konkretisht kur matësi ishte në punë me energji ne ishim të udhëzuar të shtypnin butonin “Yes”, në të kundërt opsionin “No”, gjë të cilën e kanë bërë të gjithë lexuesit në Tiranë. Këto anomali nuk kanë shkuar drejtëpërdrejt në realizimin e faturës, por janë nisur me shkresë përcjellëse nga drejtori I Departamentit të Matjes dhe inxhinieri përkatës. Kjo do të thotë se mbi bazën e këtij dokumentacioni shkresor dhe jo atij elektronik janë prodhuar faturat afrofe”- thuhet në një pjesë të kësaj letre. 15 ish-faturistët e CEZ akuzohen për falsifikim kompjuteri.

 

 

SHKARKO APP