Letra e një komisari të dorëhequr, “Personi që më ’79-n më dënoi babain për agjitacion, tani më dënon mua për dritat”

Një zyrtar i lartë i policisë i ka dorëzuar dorëheqjen drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi.

Anton Hasanpapaj, me gradën komisar, aktualisht shef i seksionit për teknologjinë dhe përgjimin ambiental në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër i tregon numrit “një” të policisë në vend se në maj të 2014-ës është penalizuar me uljen në gradë nga “një ish punonjës i sigurimit të shtetit, sot i përjashtuar nga policia e shtetit”.

Në shtator pretendon se ka marrë detyrën që ka, por pikërisht në këtë kohë, doli urdhri i pagesave të energjisë elektrike duke marrë gjobën me 5 ditë punë, sepse sipas relacionit, nuk i është përgjigjur urdhrit.

Në letrën e siguruar nga lapsi.al, Hasanpalaj shkruan se:

“Nuk disponoj asnjë kontratë të lidhur drejtpërdrejt me OSHEE për shkak se nuk kam banesë dhe prej 13 vitesh jam i ndarë nga pjesa tjetër e familjes.

Jam kryefamiljar dhe baba i dy fëmijëve të cilët për shkak të punës dhe karrierës time kanë qenë të detyruar të lëvizin vazhdimisht dhe konkretisht vajza ime në klasën e tretë, klasën e parë e ka përfunduar në Lushnje, të dytën në Korçë dhe të tretën shpresoj ta përfundojë në Shkodër.

E kam informuar drejtorinë e përgjithshme në lidhje me adresën e saktë të banimit të përkohshëm në qytetin e Shkodrës duke i vënë në dispozicion edhe fotokopjen e librezës së energjisë elektrike në emër të pronarit të banesës si dhe vërtetimin e OSHEE që kjo kontratë nuk ka detyrime të pashlyera”.

Ai sqaron se askush nuk i ka dëgjuar ankesat dhe sqarimet e tij dhe me ndërrimin e drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër, sërish është vënë në shënjestër të sulmeve.

Mes meje dhe zotit Qamil Luka ka një konflikt personal i cili pasqyrohet në shfrytëzimin e çdo mundësie nga ana e tij për të më dëmtuar karrierën. Konflikti e ka zanafillën në 1979 pasi ky ka qenë një nga punonjësit e policisë që kanë arrestuar babain tim Ibrahim Hasanpapaj me akuzën agjitacion e propagandë” – shkruan Hasanpapaj në letrën e tij të dorëheqjes nga policia.

Nga gjithë presioni, synimi për të më prishur karrierën është direktivë e pastër politike”- shkruan komisari i cili ka filluar punë në polici në vitin 2003 dhe kërkon ta lërë detyrën pas presioneve në vitin 2015.

SHKARKO APP