LETRA/Zbardhet krimi i dyfishtë i ndodhur në Kavajë, viktimat kishin lidhje dashurie

Mëngjesin e sotëm në banesën e tij ka kryer vetëvrasje me një pistolete “TT” Sokrat Shani, 65 vjeç, lindur e banues në Krutje e sipërme. Lushnje.

Menjëherë ne vendin e ngjarjes shkuan punonjesit e policise se Lushnjes dhe nga këqyrja e vendit te ngjarjes, u vlerësua situata dhe si pasoje e hetimit u gjet nje leter ku shkruhej nje adrese dhe një emër në Golem të Kavajës.

Për këtë u bashkëpunua me Komisariatin e Policisë Kavajë dhe gjatë kontrollit të kësaj banese, në njërën nga dhomat e saj u gjend e vdekur dhe me shenja dhune Jonida Çanaku, 29 vjeçe, banuese në fshatin Kryekuq Divjakë, shtëpiake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas deklarimit të familjareve ajo kishte dy ditë e larguar nga banesa dhe u ka thënë se do shkonte te tezja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga këqyrja e të dyja vendngjarjeve dhe te gjitha provat e mbledhura paraprakisht, rezulton se Sokrat Shani është autor i vrasjes së Jonida Çanakut, me të cilën shoqërohej kohet e fundit, dhe me pas ka vrarë veten.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?