Lëvizja BASHKË thërret protestë, kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
Kryeministri Edi Rama është akuzuar nga Lëvizja BASHKË se po mbron korrupsionin e Belinda Ballukut, ndaj dhe kjo forcë ka thirrur një protestë të mërkurën në orën 18:00 para Kuvendit, duke kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut, dorëheqjen e Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. ”Duke mbrojtur jashtë çdo logjike institucionale Ballukun, Edi Rama po përpiqet të shpëtojë veten dhe oligarkët e të korruptuarit rreth tij. Ky atentat ndaj shtetit të së drejtës rrezikon edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”,-thuhet në njoftimin e partisë së Arlind Qorrit.
Postimi i plotë
Edi Rama ka zgjedhur ta mbrojë korrupsionin e Belinda Ballukut duke i vënë minat shtetit të së drejtës në Shqipëri. Në liri, Belinda Balluku ka mundësinë të vazhdojë kërcënimin e dëshmitarëve dhe prishjen e provave që inkriminojnë atë dhe shefin e saj Rama.
Duke mbrojtur jashtë çdo logjike institucionale Ballukun, Edi Rama po përpiqet të shpëtojë veten dhe oligarkët e të korruptuarit rreth tij. Ky atentat ndaj shtetit të së drejtës rrezikon edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, Shqipëria po nis të ndjejë gjithnjë e më shumë efektet e një krize social-ekonomike që lidhet rritjen e çmimeve, emigrimin masiv dhe degradimin e politikave sociale.
Në këto kushte vetëm qytetarët mund ta nxjerrin vendin nga bataku i korrupsionit, keqqeverisjes dhe varfërisë. Ditën e mërkurë në orën 18:00 Lëvizja BASHKË thërret gjithë qytetarët në një protestë të madhe përpara Kuvendit. Të gjithë njëzëri kërkojmë:
1. Heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
2. Shkarkimin e Edi Ramës.
3. Thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Të gjithë në protestë!
KOHA JONË SONDAZH

