Lëvizja e Salianjit, Kopliku: PD ka nevojë për rigjenerim

”Lëvizja e Ervin Salianjit, nuk është përçarje në PD”,-thotë drejtuesi i Departamentit Brain Gain pranë selisë blu, Tedi Kopliku. Ai tha se në takimin me Salianjin ishte pasi kishte marrë ftesë nga Ilir Alimehmeti.

”Nuk ka një lëvizje brenda PD, ka foltore në qytete nga PD, njëra përballë Kryeministrisë dhe tjetra që lëviz nëpër qytete. Unë isha në kafen e Salianjit sepse se dija që ishte ai, por isha i ftuar nga Alimehmeti. Isha e ftuar në kafe me kandidatët, mjaftonte ftesa e Alimehmetit për të qenë në atë kafe. Po të jesh në një kafe s’do të thotë asgjë.

Kafja mbaroi dhe më pas unë kam një pozicion që është në departamentin Brain Gain brenda PD. S’ka pse të jetë përçarje ajo lëvizje. Unë kam parë një takim me demokratët në Durrës, nuk e di unë se kujt i shërben kjo, as nuk është fraksion dhe as lëvizje. Sapo dolëm nga aty, kishte lajme dhe pyetje apo lëviz diçka në PD apo është lëvizje e re brenda PD. Ishte një diskutim se si mund të bëhet PD më mirë”,-tha Kopliku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër ai zbuloi se PD do të shkojë drejt një lëvizje më të madhe nuk do të qëndrojë vetëm tek protesta para Kryeministrisë. ”Do shkojmë drejt një lëvizje më të madhe kjo do ta rigjenizojnë Partinë Demokratike. Po PD e ka treguar që në 12 vite po bënë përpjekje për të fituar përballë një regjimi autoritar. Sot ne jemi në regjim dhe kjo është vërtetuar gjithmonë edhe më shumë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?