FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lëvizje në drejtimin e disa burgjeve të vendit

Janë nënshkruar ndryshime në drejtimin e disa institucioneve që merren me ekzekutimin e vendimeve penale në vend.

Klodjan Myrto është emëruar drejtor në IEVP Reç, duke zëvendësuar Algert Çekrezin. Kurse Arjan Bozhaj është komanduar drejtor në IEVP 313, ndërsa Alban Zela është komanduar në krye të IEVP Rrogozhinë, pas pezullimit nga detyra të Bilal Hasës.

Ndryshime ka edhe në paraburgimin e Elbasanit, ku është emëruar Markiz Sallufi, i cili ka zëvendësuar Qazim Hoxhën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëvizjet në drejtimin e burgjeve kanë ardhur pas dhjetëra kontrolleve të ushtruara në të gjitha IEVP-të, ku janë konstatuar sende të paligjshme, përfshirë aparate celularë, fisha karikimi, sasi të dyshuara lënde narkotike kanabis, thika artizanale dhe sende të tjera të ndaluara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?