Lëvizje në qeveri/ Mësuesja tek ”Petro Nini” emërohet zv.ministrja e re e Arsimit
Këtë të mërkurë, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka pasur edhe disa ndryshime në përbërjen e kabineteve të dikastereve të ndryshme. Me vendim të qeverisë Orjana Osmani emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Osmani do të zëvendësojë në detyrë Nina Gugën. Oriana Osmani ka punuar prej 22 vitesh si mësuese e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe ka dhënë mësim edhe në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Orjana Osmani emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU