Lëvizte me armë me vete në Durrës, arrestohet në taksi 21-vjeçari

Forcat e policisë  kanë ndërmarrë disa operacione kundër parandalimit të krimit në orët e fundit.

Në Durrës, një 21-vjeçar banues në Fushë-Krujë është arrestuar sepse sipas shumë sinjalizimeve lëvizte me armë zjarri me vete.

Në momentin e arrestimit në flagrancë , personi ndodhej në një taksi pikërisht me një armë zjarri, e sekuestruar nga forcat e rendit së bashku me 8 fishekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një tjetër operacion, janë asgjësuar fidanë me cannabis sativa në fshatin Bushanesh të Thumanës, ndërkohë që pak metra nga droga e kultivuar u gjet edhe një automatik. Personi i dyshuar si auto është shpallur në kërkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?