FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lëvizte me armë zjarri, forcat “Shqiponja” arrestojnë 20-vjeçarin libanez

Një 20-vjeçar libanez është vënë në pranga nga forcat “Shqiponja”, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Pas njoftimit nga qytetarët se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës është organizuar puna për lokalizimin dhe prangosjen e tij.

Uniformat blu njoftojnë se në rrugën “Lord Bajron”  është kapur  personi i dyshuar dhe është shoqëruar  në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez Muhamed Binali, 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Po ashtu është sekuestruar dhe arma e zjarrit në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?