Lëvizte në rrugë me një pistoletë, pranga 31 vjeçarit

Në Vlorë është arrestuar një 31 vjeçar, pasi qarkullonte me një armë pa leje. Policia bën me dije se vijojnë masat për ruajtjen e sigurisë publike.

“Pas kontrolleve të befasishme kundër paligjshmërisë, i sekuestrohet e fshehur në trup një pistoletë çeke e mbushur me një krëhër me 15 fishekë, kalibri 9 mm”.

Akuza që rëndon mbi shtetasin Eduard Xhezo, 31 vjeç, banues në Vlorë është për “Armëmbajtje pa leje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?