FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Lëvizte shumë rrallë në këmbë”! Çfarë fshihet pas vdekjes misterioze të biznesmenit të fuqishëm në Bulqizë?!

Zbardhen detaje të reja nga vdekja misterioze e biznesmenit të kromit në Bulqizë, Murat Duriçi.

Në një lidhje telefonike në “News24”, gazetarja Doriana Bezat tha se 53-vjeçari Duriçi ishte një biznesmen i fuqishëm në Bulqizë, dhe sipas burimeve të policisë, ai lëvizte shumë rrallë në këmbë.

Për këtë arsye, është shumë e dyshimtë që ai të jetë aksidentuar, ndaj dhe policia vijon hetimet, duke mos e konsideruar thjesht një aksident ngjarjen e rëndë, të ndodhur këtë mbrëmje. Biznesmeni është gjetur me shenja jete në një kanal, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç raporton gazetarja Bezat, të dhënat e deritanishme ngrenë hije dyshimi për ngjarjen, që ajo mund të mos jetë aksidentale. Sa i përket të shkuarës së biznesmenit, gazetarja Bezat tha se ishte një person pa precedentë dhe nuk kishte pasur përplasje në Bulqizë. /BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?