Lezhë, dy aksidente brenda pak minutave

Dy aksidente u regjistruan brenda pak minutave në rrugët e Lezhës. 3 automjete u përfshinë në aksident në aksin Lezhë-Shëngjin. Për pasojë një person mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuara nga njëri prej automjeteve dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Aksidenti i dytë u regjistrua në Tale. Një makinë doli nga rruga në rrethana të paqarta. Trafiku në rrugët e Lezhës mësohet se ka qenë tepër i ngarkuar për shkak të numrit të lartë të pushuesve që i janë drejtuar zonave bregdetare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?