Lezhë/Dy të vdekur, vritet rapsodi i njohur
Lezha është tronditur këtë fillim jave, ku dy persona kanë humbur jetën. Të shtënat kanë ndodhur në zonën Lalm Lukaj të Lezhës. Viktimat e identifikuara si Kol Murrani dhe Preng Simoni, rreth 60 vjeç, të cilët kanë gjurmë të goditjes me armë zjarri në trupin e tyre. Një zonë e thellë malore dhe ka mungesë të infrastrukturës rrugore, ku edhe pse vetëm 50 kilometra larg qytetit të Lezhës koha për të shkuar policia është e konsiderueshme.
Policia thotë se “në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, në një kodër janë gjetur të pajetë shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit”.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.