Lezhë/ Flakët përhapen me shpejtësi, rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullush

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Manatisë dhe Barbullushit në Lezhë, duke djegur ferra dhe shkurre në një sipërfaqe të gjerë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa situata është bërë më shqetësuese për shkak të afërsisë me banesat. Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit dhe po e vështirëson ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e avancimit të flakëve drejt zonave të banuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërhyrja vijon, ndërsa autoritetet janë të angazhuara në mbrojtjen e banesave dhe në vënien nën kontroll të situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?