Lezhë/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu zhvillon takim me drejtuesit e sigurisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zhvilluar një takim pune me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë masat e ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik.
Sipas Ndreut, gjatë takimit u analizuan bashkëpunimi institucional mes pushtetit vendor dhe strukturave të sigurisë, si edhe problematikat e evidentuara deri më tani gjatë sezonit veror. Ai theksoi se angazhimi i përbashkët i institucioneve mbetet garantimi i rendit publik, sigurisë dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik, me synim ofrimin e kushteve sa më të mira për qytetarët dhe vizitorët në të gjithë vendin.
”Sot, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, zhvilluam një takim për të diskutuar masat e ndërmarra, bashkëpunimin institucional dhe problematikat e hasura gjatë sezonit turistik. Angazhimi ynë i përbashkët mbetet garantimi i rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik, në funksion të qytetarëve dhe vizitorëve në të gjithë vendin’‘,-shkruan Ndreu.
KOHA JONË SONDAZH

