Lezhë, Kryemadhi: Denoncim në Prokurori për gjetjen e 40 fletëve të votimit

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, informoi sot se do të bëjë një denoncim në Prokurori lidhur me gjetjen e 40 fletëve më tepër mbi numrin e zgjedhësve, në kutinë e votimit 720 të komunës Kolsh, në Lezhë.

Në një prononcim për media, Kryemadhi theksoi se “në kutinë 720 të Komunës Kolsh janë gjetur 40 fletë votimi mbi numrin e njerëzve që kanë marrë pjesë në votime. Sigurisht që kjo është një gjë shumë e rëndë që ka ndodhur, është një cenim i procesit zgjedhor. Është një deformim i votës së qytetarëve. Ne do të bëjmë denoncim në Prokurori për 7 komisionerët qofshin ata të PS-së, LSI-së dhe PD-së, si dhe ftoj edhe kolegët e PD-së të bëjnë të njëjtën gjë sepse mendoj t’i japim fund procesit të deformimit të votës që i bëhet qytetarit”.

“Nuk kam dyshimin më të vogël se do t’i shkojmë deri në fund. I bëj thirrje të gjithë numëruesve tanë, vëzhguesve që të jenë të vëmendshëm për mosblllokimin e procesit të numërimit, por edhe të regjistrimit të çdo parregullsie, sepse për mua është e rëndë që në një kuti votimit të gjenden 40 fletë votimi mbi numrin e zgjedhësve, pasi mbi 40 fletë votimi nuk është gabim njerëzor”, nënvizoi Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani në Lezhë janë numëruar 24 nga 30 kuti votimit, ku kandidati për kryetar bashkie Viktor Tushaj i ASHE-së, ka marrë 7.965 vota, pra 50,83%, ndërsa kandidati Fran Frrokaj i APPD ka marrë 7.704 vota, pra 49,17%.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?