Lezhë, masat për coronavorusin, forcohen kontrollet për ekuipazhet anijeve

Masat kundër koronavirusit janë forcuar edhe në Portin e Shëngjinit. Aty nuk zbresin pasagjerë, por ekuipazhet e anijeve tregtare që mbërrijnë nga vende të ndryshme i nënshtrohen kontrolleve të rrepta!

Si në të gjitha pikat kufitare tokësore, ajrore e detare, masat kundër përhapëse së koronavirusit janë shtuar edhe në Portin e Shëngjinit!

Të gjitha anijet që vinë nga vendet perëndimore për tu përpunuar në portin e Shëngjinit, kontrollohen imtësisht nga autoritetet portuale dhe ato shëndetësore.

Drejtori i Portit të Shëngjinit Gjergj Prendi ka bërë të ditur se deri tani nuk janë konstatuar raste të dyshuara me koronavirus, ndërsa kontrollet do të jenë prezente deri në tejkalimin e kësaj situate.

Gjergj Prendi: Edhe në bashkëveprim me institucionet shëndetësore Institutin e shëndetit Publik, Inspektoriatin shëndetësor dhe Kapitanerinë e Portit Shëngjin, për kontrollin e të gjitha anijeve të në port për tu përpunuar, por edhe të gjithë personelit.” 

Në portin e Shëngjinit hyn vetëm anije transporti pa pasagjer dhe kontrollet bëhen tek personat që ndodhen në ekuipazh, që janë shtetas nga vende të ndryshëm të Evropës.

Edhe pse Shqipëria konsiderohet vend me risk të ulët,  autoritetet e shëndetësisë thonë se kanë marrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes!

Udhëtarët në aeroport, porte dhe pikat kufitare kontrollohen me imtësi pr shenjat e virusit që u ka marrë jetën mbi 1800 personave në të gjithë botën

SHKARKO APP