Lezhë, në pranga i kërkuari

Prej disa kohësh ishte shpallur në kërkim nga policia, por është vënë në pranga gjatë ditës së djeshme.

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës kanë bërë të ditur se, gjatë mbrëmjes së djeshme në orën 18:30, është kapur personi në kërkim Kol  Alia, 29 vjeç, banues në Fanë, Mirditë.

Ky person ka qenë i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6-muaj burgim për veprën penale të “Vjedhjes”.

SHKARKO APP