FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lezhë, rinis mësimi në të gjitha shkollat

Pas panikut nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, të enjten nxënësit e qarkut të Lezhës u rikthyen në shkollë. Kurse në qarkun e Durrësit, bashkinë Kurbin, Vorë dhe Tiranë, mësimi do të nisë më 9 dhjetor, të hënën. Drejtori Rajonal i Lezhës, Bardhok Pulaj tha se mësimi ka filluar normalisht në të gjitha shkollat e Lezhës.

”Mësimi ka filluar normalisht në të gjitha shkollat e Lezhës. Fëmijët e ardhur në Shëngjin bëjnë mësim në shkollën e Shëngjinit. Kopshti është hapur tek hoteli Rafaelo. Nxënësit e shkollës së mesme me transport kanë filluar mësim në gjimnazin e Lezhës. Një pjesë kanë libra ndërsa pjesa tjetër do i marrin së shpejti. Janë pajisur me bazë materiale. Situata është nën kontroll”.

Tërmeti i 26 nëntorit preku rreth 4800 nxënës, pra që kanë shtëpi të dëmtuara apo të pabanueshme, ndërkohë që janë rreth 650 mësues në situatë të ngjashme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?