Lezhë/Shtohen infektimet nga Covid-19 tek fëmijët, problem shkollat
Përhapja e Covid-19 në Shqipëri vijon të jetë e madhe dhe shifrat vijojnë që të jenë të larta. PO ashtu ditët e fundit në qytetin e Lezhës është vënë re që mes numrit të shtuar të rasteve të reja, është rritur numri i fëmijëve të infektuar, i moshave nga 2 deri në 15-vjeç. Ndër të tjera theksohet se deri më tani në asnjë prej institucioneve e arsimit nuk ka dhënë dhënë informacion dhe aq më tepër të mbyllen për dizinfektim pas konstatimeve.
Nga ana tjetër, në vendin tonë ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve me dozat e para të vaksinës AstraZeneca, që mbërritën mbrëmjen e premte në Shqipëri. Më herët ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka thënë se vaksinimi i mësuesve është një ogur i mirë për rikthimin në normalitetin që duam.
”Një ogur shumë i mirë ky që shtron rrugën e rikthimit në normalitetin që duam në shkolla dhe në jetën e përditshme. Jam veçanërisht e lumtur që nis procesi i vaksinimit të mësuesve, heronjve tanë të palodhur, të cilët që nga dita e parë e pandemisë Covid-19 nuk e kanë ndalur sakrificën e përkushtimin e tyre ndaj nxënësve e procesit mësimor”.