Lezhë, zjarr në ambientet e paraburgimit në burgun e Shënkollit

Zjarr në dhomat e paraburgimit në burgun e Shënkollit. Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë në një nga qelitë në katin e dytë të ndërtesës së këtij burgu.

Rojet menjëherë kanë reaguar duke i nxjerrë të dënuarit në ambientet e ajrosjes. Fatmirësisht nuk njoftohet për ndonjë të lënduar nga kjo ngjarje.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por detaje të reja pritet të dalin në orët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?