Lezhiani që ia ngeci Ramës fjalën në grykë

Ketë herë Edi Ramës i ka mbetur batuta në gojë. Si zakonisht gjate ndarjes së tapive ai kishte përgatitur spektaklin e rradhës ku bën galĺatë me njerzit të cileve u jep tapitë. Por një qytetar nga Lezha e ka bllokuar. Ja dialogu me njërin prej tyre me të cilin batuta nuk i ngjiti:

Qytetari: Faleminderit z.kryeministër për legalizimin! Kam një problem tjetër. Më keni vënë 4 milion lekë gjobë për dritat. Betohem se jam në të drejtën time, kam librezën e dritave të firmosur dhe vulosur. Dy here të kam shkruar letra, por nuk më ke kthyer përgjigje.

Kryeministri: Ma jep letrën! …(e lexon) Me këtë adresë “Grykë Lumi, Tale” është vështirë të të gjejmë për të të  kthyer përgjigjen…..

Qytetari: Aaaaaa z. Kryeminister!… Sa mirë ma keni gjet me më sjellë gjobën!

SHKARKO APP