LGBTIQ denoncon dhunën ndaj transgjinores, reagon Ambasada Gjermane

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka reaguar në lidhje me një rast sulmi ndaj një personi të komunitetit LGBTIQ.

Ambasada nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në  “Facebook”  bën thirrje që ky sulm, i lidhur me identitetin seksual të personit duhet të zbardhet sa më parë nga policia dhe organet e drejtësisë.

Në reagimin thuhet gjithashtu se ambasada kundërshton çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Tiranë

Kujtojmë se më herët në llogarinë e Xheni Karaj është shpërndarë një njoftim i Aleancës së LGBT, teksa ka mbajtur qëndrimin e tyre dhe kanë publikuar disa foto ku dëshmohet dhuna.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?