Liberalizimi i vizave me BE, Berisha: Do mundësojmë projektin “Pa Viza në Amerikë”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha risolli sot në rrjetet sociale momentin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian në 15 dhjetor të vitit 2010, kohë kur në pushtet ishin demokratët.
Berisha shkruan se “në rikthimin e tretë do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë “ dhe anëtarësim të plotë në BE”.
“Pa viza në Europë. 15 vjet më parë, arritja e jetës e ish-njerëzve më të izoluar! Ishte koha kur qeveriste Partia Demokratike. Në rikthimin e tretë, Sali Berisha do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë “ dhe anëtarësim të plotë në BE! 11 Maj, ndryshimi që na duhet. Është radha jonë”, shkruan Berisha.
/j.p/