Librazhd/ Bllokim rrugësh dhe ndërprerje energjie elektrike. Rrufeja godet tufën e dhive
Një stuhi e fortë ka përfshirë territoret e Bashkisë së Librazhdit, duke shkaktuar përmbytje, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në fshatin Spathar, rrufeja goditi një tufë dhish në vendin e quajtur “Arrës”. Të gjitha bagëtitë e goditura nga rrufeja ngordhën, ndërkohë që mbeti i lënduar edhe një bari lokal. Bariu S. K, që ndodhej pranë tufës, u gjet në gjendje shoku dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po kryhet groposja e bagëtive për arsye sanitare.
KOHA JONË SONDAZH

