Librazhd, kryebashkiaku Çota, kandidat i Aleancës Popullore në zgjedhjet e 21 Qershorit

 

Shefki Çota kryetari aktual i Bashkisë ka shpallur rikandidimin si kandidat i partisë Aleanca Popullore në këto zgjedhje.

Kjo konfirmon se partia e Artur Dojakës një parti e koalicionit të majtë, e renditur e gjashta në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013, ka vendosur të garojë e pavarur jashtë dy koalicioneve të mëdha në këto zgjedhje lokale.

I pyetur nga mediat, kryebashkiaku Çota konfirmoi sot regjistrimin si kandidat i AP-së në 21 qershor.

Ai do garojë përballë kandidatit të koalicionit të majtë Kastriot Gurra dhe atij të djathtë Fadil Brazhda.

Kreu i AP-së Dojaka dhe akademiku Moikom Zeqo priten të jenë në zyrtarizimin e kandidimit të Çotës këto ditë në Librazhd.

Aleanca Popullore e Dojakës dhe partia e Gjinushit nuk u përfshinë në qeverisjen e majtë megjithë numrin e konsiderueshëm të votave dhe pavarësisht marrëveshjes që PS lidhi me to në fushatën e 23 qershorit 2013.

Më herët pati zëra se Gjinushi e Dojaka do organizoheshin drejt një koalicioni të tretë, por rasti Çota konfirmon daljen e AP-së vetëm në zgjedhjet e 21 qershorit.

 

SHKARKO APP