Librazhd, “tërbohet” Shkumbini, në rrezik me qindra banorë

Edhe Librazhdi, qytet që ndodhet shumë pranë lumit Shkumbin nuk i ka shpëtuar dot përmbytjeve. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në lokale dhe banesa të ndryshme, kryesisht në pjesën veriore të unazës së qytetit të Librazhdit. Për të bërë të mundur ndërprerjen e vërshimit të ujit që në orët e para të mëngjesit të sotëm efektiva të zjarrë-fikëses si edhe vetë banorët kanë pastruar inertet në rrugë të sjella nga vërshimi i ujërave por edhe nga dalja nga shtrati i lumit Shkumbin në këtë zonë. Po kështu u bë e mundur zhbllokimi i një pellgu të madh me ujë që rrezikonte një stallë me rreth 100 kokë bagëti në ish-ndërmarrjen pyjore të qytetit të Librazhdit. Aktualisht në këtë qytet problem mbetet çarja e pritës së lumit Shkumbin në afërsi të fushës së sportit nga e cila rrezikohen nga përmbytet një pjesë e bizneseve dhe disa shtëpi që ndodhen, madje edhe gjimnazi i qytetit.  Një ditë më parë deputeti i kësaj zone Taulant Balla me një grup biznesmenësh bënë të mundur furnizimin me ndihma të disa familjeve, të cilat patën shumë përmbytje në banesat e tyre si pasojë e shirave.

SHKARKO APP