Licensat Dixhitale, AMA nis procesin në mënyrë jo transparente, vetëm 5 operatorë të thirrur në bisedime

 

Autoriteti  i Mediave Audiovizive ka nisur diskutimet për licensat numerike. Në një takim të panjoftuar për median me praninë vetëm të 5 operatorëve, Klan, TCH, Vizion Plus, Tring Digitalb dhe Supersport dhe jashtë vëmendjes së operatorëve të tjerë televizivë në treg AMA nis në mënyrë aspak transparente një ndër proceset më të rëndësishme dhe delikate për transmetimet numerike

Burime të Ora News bëjnë me dije se brenda në mbledhje ka pasur debate të forta dhe kundërshti nga një operatorë platforma dixhitale dhe anetarë të AMA që kanë qenë kundër dhënies së 5 licnesave, gjë që do të ndikojë në bllokimin e transmetimeve 4G. Normalisht duhet të jepet vetëm 3 licensa të tjera përvec 2 që i takojnë TVSH.

Drejtori i AMA ka nxjerrë shefin e kabinetit për ti dhënë shpjegime medias së pranishme dhe në një farë mënyre të përjashtuar nga takimi që zyrtarizoi nisjen e procesit. Por z.Xhelili nuk ishte në gjendje të përgjigjej se përse po diskutohej dhënia e 5 licensave kur duhen dhënë vetëm 3.

Dritan Xhelili: Numri i frekuencave të parashikuara nga plani i Gjenevës është në 5 rrjete kombëtare dhe faza e liçensimit do të kryhet mbi 5 operatore kombëtarë

Anëtarët e AMA shpjeguan se kjo ishte një mbledhje për të vendosur kriteret për shpërndarjen e frekuencave.

Shefi i kabinetit të AMA Dritan Xhelili nuk mundi të shpjegonte as kriteret që duhet të plotësojë një media për të përfituar nga ky proçes.

Dritan Xhelili: Është hartuar dhe një projektvendim mbi përzgjedhjen e operatorëve sipas procedurës së beauty contest. Prioritet janë mediat që kanë eksperiencë në transmetimet numerike dhe operatorët kombëtarë.

Pavarësisht se procesi duket i manipuluar që në fillim të tij me prani dhe përjashtim të disa operatorëve përzgjedhja e të cilëve është e paqartë se mbi c’baze oreksi është bërë, Mbledhja e radhës është lënë për ditën e enjte. Operatorët e tjerë televizivë janë angazhuar të njoftojnë dhe angazhojnë OSBE si institucion partner në procesin e dixhitalizimit dhe si garant të së drejtës për një proces transparent ku të gjithë të trajtohen në mënyrë të barabartë.

SHKARKO APP