Liderët e G20: Nëse Britania del nga BE bie ekonomia botërore

Ministrat e Financave të G20 kanë paralajmëruar se nëse Britania e Madhe del nga BE atëherë ekonomia kryesore botërore do të pësojë një goditje të madhe, njofton BBC.

Gjithashtu komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për të përmbushur mangësitë në luftën kundër financimit të terrorizmit.

“Jemi të vendosur për të luftuar në mënyrë këmbëngulëse burimet e financimit të terrorizmit. Ne do të dyfishojmë përpjekjet tona për të rritur frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve”, shkruajnë bankierët kryesorë të njëzet fuqive më të mëdha botërore.

Ata iu bëjnë thirrje të gjitha shteteve të jenë pjesë e këtyre përpjekjeve, kryesisht nëpërmjet miratimit të shpejtë të standardeve të FATF’t, Task Forca e Veprimit Financiar mbi Pastrimin e Parave. /GazetaExpress/

SHKARKO APP