Lidhja mes kancerit dhe Covid-19? Mjekët shpresojnë në revolucionarizim
Diabeti i tipit 2, sëmundja e zemrës, Alzheimeri, kanceri, Covid-19; të ndryshme nga njëri-tjetri, por në qendër të tyre gjendet një problem i vetëm: inflamacioni. Ky është faktori kryesor i shumë sëmundjeve, dhe një proces që duhet ta kuptojmë më mirë nëse duam të zvogëlojmë rrezikun tonë për gjithçka nga demenca deri tek arteriet e bllokuara.
Ai është identifikuar gjithashtu si një drejtues kryesor drejt rrugës fatale për në Covid-19, çka shpjegon pse të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike janë në rrezik të veçantë. Mjekët shpresojnë që njohuritë e marra nga trajtimi i Covid-19 do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë proceset inflamatore dhe të sugjerojnë qasje të reja ndaj sëmundjeve kronike që pllakosin miliona njerëz.
Inflamacioni është shenjë e përgjigjes natyrale të trupit ndaj infeksionit. Kur mobilizohet sistemi imunitar, nxitimi i aktivitetit nga qelizat mbrojtëse shkakton nënprodukte të tilla si nxehtësia dhe skuqja e lëkurës ose ethe kur përfshihet i gjithë sistemi. Dihet se mbipesha dhe sëmundja kronike gjithashtu shkaktojnë inflamacion. Njerëzit me mbipeshë – pothuajse dy nga tre britanikë gjenden në këtë grup, është treguar se kanë nivele më të larta të molekulave të mesazhit inflamator të quajtur citokina, të cilat ndërhyjnë dhe dëmtojnë funksionet normale të qelizave.