Lidhje intime me viktimën? Detaje nga vr*sja e 52-vjeçares, i dyshuari ndërton skemën

Një grua u vra këtë të hënë dhe Policia e Shtetit për këtë ngjarje ka kapur një të ri. Viktima është 52-vjeçarja Kozeta Teco dhe krimi ka ndodhur në Pogradec. I riu është Ilirjan Selmani është dërguar në vendngjarje për ndërtimin e skemës së krimit. 37-vjeçari mendohet se ka patur një lidhje intime me Tecon.

I pyetur nga gazetarët “A e ke vrarë ti?”, i riu është shprehur për mediat “Ç’ne unë”. Në kazanin e plehrave është gjetur edhe arma e krimit, një thikë me të cilën dyshohet se autori e ka përdorur për ti marrë jetën 52-vjeçares. Policia ka gjetur edhe një palë rroba në kazanët e mbeturinave, të cilat dyshohet se i përkasin të dyshuarit.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe me pas është rikthyer edhe njëherë tjetër nga ekspertët e policisë kriminale Selmani, i cili mendohet të ketë sqaruar gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë, fillimisht nga ana e policisë i dyshuari është futur brenda banesës dhe me pas i shoqëruar me forca të shumta policie ka sqaruar dhe hedhjen e rrobave buzë bulevardit kryesor të qytetit të Pogradecit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm dhe fillimisht u raportuar se Teco humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri në banesë. 52-vjeçarja jetonte në katin e parë të pallatit në lagjen nr.1 të qytetit e vetme. Viktima është dhunuar dhe më pas banesën iu është vendosur flaka për të zhdukur gjurmët e krimit. Zjarri raportohet se është vendosur në dy ambiente të shtëpisë për të fshirë shenjat e krimit, por dhuna në trupin e gruas kanë bërë që hetimet të marrin tjetër kthesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?