Lidhjet e reja të energjisë, ERE: Ja çfarë duhet për të aplikuar
Enti Rregulaltor i Energjisë (ERE) ka miratuar së fundmi rregulloren për lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes dhe po e diskuton atë me grupet e interesit.
Rregullorja përcakton të gjitha kriteret dhe proçedurat që duhet të plotësojnë personat (subjektet e biznesit ) që aplikojnë, ndër të cilat janë këto dokumenta: 1. Kërkesë për lidhje në rrjetin e shpërndarjes, 2. Fotokopje e vërtetimit të identitetit, 3. Çertifikatë regjistrimi në QKB (kur është biznes) 4. Gen-Plan i vendosjes së objektit, 5. Hartë që të tregojë vendndodhjen e objektit në terren në një shkallë të përshtatshme 6. Profilin gjatësor të linjës elektrike dhe të gjitha detajet e tjera teknike që lidhen me të. 7. Projektin e plotë të nyjes që do të lidhet objekti i ri në rrjetin e shpërndarjes 8. Kopje e licencës së inxhinierit elektrik që ka kryer projektimin 9. Kopje e kontratës së kartelës së mëparshme që aplikanti mund të ketë pasur 10. Kontrata e koncensionit për ndërtimin e burimit gjenerues 11. Llojin e burimit gjenerues dhe parametrat nominale të tij 12. Fuqia maksimale e gjeneruar aktive dhe reactive 13 . Skema principale e brendshme e burimit gjenerues me të gjitha detajet teknike 14. Tipi i gjeneratorit sinkron dhe parametrat e tij 15. Parametrat kryesorë të transformatorit të fuqisë.
Lidhur me tarifën e lidhjes së re, pothuajse gjithçka do të paguhet nga aplikanti, duke nisur nga procedura e vlerësimit të situatës në terren nga ana e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes
KOHA JONË SONDAZH

