“Lidhu me çunat, afrohuni me armë”, zbardhen detajet se i u organizua masakra ish-bllok

Prokuroria e Tiranës u është drejtuar përmes një letërporosie autoriteteve në Izrael për të çkoduar telefonat celularë të Ervis Martinajt. Përgjigjja që ka ardhur nga Izraeli është mjaft interesante për hetimin, pasi sipas Prokurorisë, rrëzon pjesërisht dëshminë e Ervis Martinajt, i cili ka thënë se shkoi rastësisht në lokalin “Monopol” të Redi Popeskut.

Kështu, nga bisedat që ai ka kryer me persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen ku u vra Fabian Gaxha, duket se Martinaj ka planifikuar çdo gjë, duke u kërkuar shokëve që të afrohen të armatosur në lokal. “Panorama” ka publikuar komunikimet e Ervis Martinajt me shokët e tij.

Ai komunikon me një person që quhet “Boli” dhe i kërkon që të vijë ne lokalin e Redi Popeskut. Gjithashtu, më pas i shkruan një personi tjetër që e ka regjistruar me ermin “San” numrin e tij dhe i thotë të afrohet në Bllok dhe të marrë edhe “ndonjë gjë me vete”. Biseda më e gjatë është ajo në rrjetin “Telegram”, ku flet me një person të regjistruar me emrin “Aldo” dhe i kërkon që të vijë bashkë me djemtë e tjerë te lokali i Redi Popeskut i armatosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrjetin “Ëhatsapp”, më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime:

Swiss Digital Mobile Reklama

-Ora 21:12 komunikon me numrin *854 regjistruar me emrin “Boli” me tekst “mer” dhe më pas ora 21:15 “Afrohu në bllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”.

-Ora 21:16 komunikon me numrin *816 regjistruar me emrin “San” me tekst “Afrohu në bllok”, “merr naj gjë me vetë” dhe ora 21:45 “Ku je?”

-Në rrjetin “Telegram” më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime me kontaktin e regjistruar me emrin “Aldo”, që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik *239 nga ora 21:04 deri në orën 21:19.

Martinaj: Ku je, afrohu!

Aldo: Po pres Olsin me ik me e taku te lokalu.

Martinaj: Ok, mos vono. Çfarë vendi je? Lidhu me çunat, afrohu me armë.

Aldo: Ok.

Martinaj: Ndalo para lokalit të arit.

Aldo: Ok, erdhëm, jam me Olsin, çunat po vijnë.

Martinaj: Po çunat? Afroji.

Aldo: Po s’o dalin nga shpija.

Martinaj: Ti ku je? Aldo: Unë për një sekond aty.

Martinaj: Çunave te dyqani redit afroji.

A erdhe? Aldo: Po te lokali…jam

Martinaj: Ku?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?