Ligjet në Kuvend i bëjnë burrat, vetëm 11 ligje u propozuan nga gratë
Ligjin në Kuvend e bëjnë burrat. Në legjislaturën e fundit u miratuan 504 ligje ku shumica prej tyre ishin nismë e Këshillit të Ministrave. Por edhe vetë deputetët propozuan akte, nga të cilat 59 u kthyen në ligj. Nga statistikat e Kuvendi bien në sy deputetët meshkuj kanë qenë më aktiv në nismat ligjvënëse se sa zonjat.
Më aktiv në sallën e Kuvendit duket se kanë qenë deputetët meshkuj të cilët kanë propozuar 38 nisma ndërsa zonjat 11 të tilla. Nuk kanë munguar as iniciativat e përbashkëta në 14 projektligje. Por jo të gjitha propozimet janë miratuar.
Akte të propozuar nga deputete zonja që i përkisnin opozitës nuk janë futur në procedurë shqyrtime. Nëse me nismat e zonjave deputete është ndjekur taktika e harresës, nuk kanë munguar rastet kur deputetëve meshkuj u janë rrëzuar propozimet që kanë paraqitur.