Ligji ”Anti-Mafia”, Prokuroria e Përgjithshme: 10 arsyet pse dështoi

Në raportet vjetore për kriminalitetin dhe zbatimin e ligjit ”Anti-Mafia”, Prokuroria e Përgjithshme thekson se bashkëpunimi ndërinstitucional me agjencitë e përfshira në zbatimin e ligjit ”Anti-Mafia” nuk ka qenë në nivelin e duhur sa i përket cilësisë së referimeve. Gjithashtu, në raportin e fundit për kriminalitetin, atë të vitit 2018, organi qendror i akuzës thekson se ka pamjaftueshmëri të kapaciteteve për kryerjen e verifikimeve dhe hetimeve për zbulimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria e krimit. Prokuroria ka zbardhur edhe arsyet e dështimit të zbatimit të ligjit ”Anti-Mafia”, ku i ka trajtuar në një raport të vitit 2012, kur thotë se hetimet pasurore nuk janë të plota, nuk përfshin të gjithë rrethin e personave të parashikuar në urdhra dhe ligj si dhe nuk analizohen elementet që mundësojnë hetimin, si periudha e veprimtarisë kriminale, koha e krijimit të pasurive, burimet nga janë krijuar pasuritë etj. Prokuroria e Përgjithshme, në analizën e saj thotë se policia dhe prokuroria kanë kryes verifikime dhe hetime pasurore pa u koordinuar.

Arsyet sipas prokurorisë se pse ka dështuar ligjit ”Anti-Mafia”

1. Bashkëpunimi ndërinstitucional jo në nivelin e duhur.

2. Pamjaftueshmëri të kapaciteteve për kryerjen e verifikimeve dhe hetimeve.

3. Hetimet pasurore nuk janë të plota, nuk përfshin të gjithë rrethin e personave.

4. Gjatë hetimeve nuk analizohet periudha e veprimtarisë kriminale koha e krijimit të pasurive dhe burimet nga janë krijuar pasuritë.

5. Shumica e hetimeve kanë ardhur pas vendimeve të autoriteteve të huaja të drejtësisë

6. Janë regjistruar çështje te hetimit pasuror pa përmbushur kriterin bazë që parashikon Kodi i Procedurës Penale.

7. Policia dhe prokuroria kanë kryes verifikime dhe hetime pasurore pa u koordinuar.

8. Janë referuar dosje pas dokumentacion që implikojnë personat e përmendur.

9. Prokuroritë e rretheve nuk kanë kryer hetime proaktive.

10. Janë hetuar vetëm korrierët e drogës që nuk kanë pasuri, por jo bosët e trafiqeve.

SHKARKO APP