Ligji antiduhan, gjobiten 6 bar kafe të njohura në Tiranë

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer inspektime të vazhdueshme në qytetin e Tiranës, në kuadër të zbatimit të ligjit ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’. Mësohet se gjatë kësaj jave inspektorët e ISHSH-së, kanë marrë masa administrative ndaj 6 bar kafeve në Tiranë, për shkak të mos zbatimit të ligjit antiduhan.

Subjektet e penalizuara janë:
Bar Kafe në Qendrën Tregtare ‘Sheraton’.
Bar Kafe ‘Antonela’ Rr.Pashko Vasa.
Bar Kafe “Polo”,Rr.Muhamet Gjollesha.
Bar Kafe “Triangolo”,Adresa: Rr.Abdyl Frashëri.
Bar Kafe “Lorand”, Adresa:Mbikalimi Kamëz..
Bar Kafe në Qendrën Tregëtare ‘Galeria’.

Sipas ISHSH-së, në total janë kryer 4117 inspektime në Qarkun Tiranë.
“Nga inspektimi i kryer nga data 10 shtator 2014 deri sot janë konstatuar shkelje të ligjit antiduhan në 91 subjekte private dhe shtetërore. Vlera totale e gjobave të vëna deri tani është 25 985 500 lekë”- thuhet në njoftimin e ISHSH-së.

Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Gjergji Koja shpreh vendosmërinë e institucionit që ai drejton për zbatimin pa asnjë hezitim dhe tolerancë zero të ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’.

SHKARKO APP