Ligji i KLSH-së, Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Nishanit
Nishani ktheu ligjin më 23 dhjetor 2014
Komisioni i Ekonomisë rrëzoi sot dekretin e Presidentit Nishani për ligjin e KLSH.Presidenti kundërshtoi pikën e ligjit për shkarkimin e kreut të KLSH.Ligji u kthye për rishqyrtim më 23 dhjetor 2014.Në sqarimin e tij, Nishani shprehte rezervën lidhur me rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit të Kryetarit të KLSH-së.
Presidenti thekson se edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se nuk mund të vendosen në ligj kriteret specifike për mbarimin e mandatit apo shkarkimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit pasi për funksionet kushtetuese të organeve, atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji.
KOHA JONË SONDAZH

