Ligji i ri për biznesin/ Ndryshimi i ortakëve, deklarimi brenda 30 ditësh, ndryshe gjobë 100 mijë lekë

Në Kuvend janë depozituar një serë projektligjesh të reja që në thelb reflektojnë rekomandimet që i janë dhënë vendit tonë nga Komitet i MONEYVAL-it, lidhur me masat që duhet të marrë  vendi ynë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një nga projektligjet është edhe ai për rritjen e mëtejshme të transparencës lidhur me ndryshimet e ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë të personit juridik. Projektligji  synon rritjen e mëtejshme të transparencës lidhur me ndryshimet e ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë të personit juridik.

Me anë të këtij projektligji parashikohet se aplikimi për ndryshimin e ortakut dhe/ose  strukturës së ortakërisë të personit juridik bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga data e ngjarjes së rrethanës faktike të ndryshimit të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji” shkruhet në relacion.

Gjithashtu, në këtë projektligj është parashikuar se moskryerja e detyrimit për regjistrimin e ndryshimit të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë të personit juridik brenda 30 ditëve kalendarike nga data e ngjarjes së rrethanës faktike të ndryshimit të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, për shoqëritë aksionare mosplotësimi i detyrimit të përcaktuar në pikën 4, të nenit 43, të këtij ligji, ku përcaktohet se: “shoqëria aksionare nuk detyrohet të njoftojë çdo transferim të aksioneve. Shoqëria, së bashku me bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit njofton listën e plotë të aksionerëve të regjistruar me të dhënat e tyre të identifikimit për aksionet nominative, si dhe numrin e përgjithshëm të të gjitha aksioneve të saj”, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?