Lihen në burg, një nga të akuzuarit e masakrës në Vlorë dyshohet për tre vrasje të kaluara

Gjykata e Vlorës pa surpriza, vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të arrestuarit, të dyshuar si autorë të vrasjes së trefishtë mesditën e 7 prillit 2015.

Gjykata e Vlorës, është njohur sot me materialin shkresor të mbërritur nga prokuroria e këtij qyteti, ku kërkohej masa e sigurisë “arrest me burg”, dhe pranoi kërkesën e organit të akuzës ndaj të ndaluarve për masakrën e ndodhur tre ditë më parë në këtëë qytet ku mbetën të vrarë tre persona, ndonëse avokatët mbrojtës kanë kërkuar masë sigurie më të lehtë për klientët e tyre.

Trupi Gjykues gjithashtu u njoh me gjeneralitet e të pandehurve, ndërsa në fund vendosi të pranojë kërkesën e hetuesisë për të vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.  Në Gjykatë kanë qenë vetëm 2 prej të pandehurve, të cilët kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie. Në gjykatë kanë mbërritur Ani Begaj dhe Bertil Alliaj, ndërsa Aleksander Llanaj, i cili mbeti i plagosur në ngjarje, mësohet se është transportuar gjatë ditës së djeshme drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Të tre shtetasit akuzohen për vrasjen e Haki Rakipit, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:15 minuta të 7 prillit 2015, në lagjen “24 Maji” e njohur ndryshe si lagjja “Çole” në Vlorë. E gjithë ngjarja ndodhi në ambjentet e jashtme të një lokali, me emrin “Adore” në kryqëzimin e lagjes “Çole” , pas një sherri të nisur në kazino mes dy grupeve.

Policia gjithashtu sqaroi se personat e përfshirë në konflikt kanë qenë me precedent të mëparshëm penal. Alfred Velaj ka qenë i dënuar për dy plagosje dhe më herët i dënuar me burg. H. Rakipi ka qenë i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe një futbollisti. Pas vrasjes Rakipi është larguar në Spanjë

Sipas Policisë,  Haki Rakipi dhe Alfred Velaj  kanë qenë duke konsumuar pije në verandën e  lokalit. Albi Limaj  dhe Aleksandër Llanaj  kanë zbritur nga makina tip Benz gri dhe janë drejtuar tek lokali. Pasi kanë bërë debat për disa minuta me dy djemtë, kanë marrë të ikin. Sapo kanë zbritur shkallët mendohet se Albi Limaj ka qëlluar fillimisht në drejtim të Rakipit. Nga ana tjetër shoku i këtij Alfred Velaj i është kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të dy djemve. Duke lënë të plagosur rëndë Albi Limajn dhe Aleksandër Llanaj.  Të shtëna janë dëgjuar edhe nga makina.

Albi Limaj ka gjetur vdekjen në spital pak minuta sapo ka mberritur atje. Mendohet se autorët kanë përdorur pistoleta. Një orë më pas policia ndalon 2 persona, Ani Delaj dhe Ervis Mehmeti. Ani Delaj  mendohet se kanë qenë në makinën nga ku u qëllua. Ndërsa më vonë u lirua Ervis Mehmeti pasi vetëm kishte bërë transportimin e të plagosurit në spital.

SHKARKO APP