Lihet në burg 25-vjeçari: S’doja ta vr@sja! Më ngacmoi gruan dhe më qëlloi me grusht
”Arrest në burg” është dhënë masa e sigurisë për Darment Keli, i cili është shprehur i penduar para togave të zeza për vrasjen e Amarildo Hoxhallarit pasditen e 24 gushtit në zonën e Astirit në Tiranë, pasi ky i fundit i ngacmoi të dashurën.
25-vjeçari tha se nuk kishte qëllim që ta vriste Amarildo Hoxhallarin, por pasi e kishte parë duke i ngacmuar bashkëshortes së tij, ai e kishte pyetur se çfarë po bën dhe më tej sipas tij ishte ofenduar e goditur me grusht nga 34-vjeçari. I gjendur në kushte të tronditjes së fortë psikologjike, i riu tha para gjykatës, se e ka goditur me thikë disa hërë në krah dhe më pas është larguar në shtëpi.
”Nuk doja ta vrisja, as nuk e thërrita për të kryer ndonjë veprim të tillë. E pyeta se çfarë bënte, pasi ngacmoi bashkëshorten time. Përdori një fjalor fyes dhe denigrues dhe më qëlloi me grusht. E kam kryer veprimin në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike. E kam goditur disa herë në krah dhe pastaj kam ikur në shtëpi. Jam i penduar, nuk kam dashur ta vras”,-tha Keli.
KOHA JONË SONDAZH

