Lihet në burg i arrestuari për vrasjen e ish-policit

Gjykata ka caktuar sot masën e arrestit me burg për 47-vjecarin Arben Xhetani, i arrestuar një ditë më parë për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në Selitë.

47-vjecari rezulton të jetë filmuar nga katër kamera sigurie që ndodhen pranë zonës, ku mbeti i vrarë ish polici Bilali. Në kamera Xhetani shihet teksa largon një pistoletë nga vendi i ngjarjes, pistoletë e cila dyshohet të jetë e autorëve të krimit apo edhe e vetë ish policit të vrarë. Më herët Xhetani kishte mohuar të kishte lidhje me pistoletën e gjetur në vendin e ngjarjes.

Arben Biliali u ekzekutua pranë shtëpisë së tij me 10 plumba, ndërsa familja e tij ishte në konflikt dhe e ngujuar. 50-vjecari kishte dalë nga banesa disa orë para se ta qëllonin. Ai po kthehej në shtëpi me një makinë tip “Golf 4”, ku po udhëtonte si pasagjer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makina e tij është vënë në ndjekje nga 2 atentatorët që udhëtonin me një “Benz” të zi. Kamerat e sigurisë tregojnë se ai u ndoq për rreth 9 kilometra që prej kryqëzimit të “Vasil Shantos” deri në rrugën “Daniel Ndreka” ku kishte shtëpinë. /syri.net

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?