Likmeta: Kostot do të jenë më të mëdha nëse Parlamenti nuk e zgjat afatin e KPK-së

Besar Likmeta, kryeredaktor i BIRN thotë se e vetmja garanci përsa i përket procesit të Vetitng-ut deri tani, ka qenë ONM-ja, që ka bërë rekomandimet e duhura, për të pasur standard dhe kontroll.

”Ne e provuam ta bëjmë vetë vetingun në polici dhe e pamë se si shkoi. Vetting-u nuk do të ndalet, është detyrim kushtetues. E vetmja pyetje është nëse do ta vazhdojmë ta bëjmë me ndërkombëtarët, apo me KLP dhe KLGJ, që do të mbingarkohen edhe më shumë”,-tha në ”A2cnn”.

Për të kostot do të jenë të mëdha nëse Parlamenti nuk e zgjat afatin e KPK-së. ”Standardi i vendosur deri më tani, i mirë apo i keq, rrezikon të shkatërrohet nëse nuk do të kemi më një prezencë ndërkombëtare. Besoj se për këtë biem të gjithë dakord”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?