Lindita Nikolla: Nuk do të jem unë kandidate për Bashkinë e Tiranës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e ftuar në emisionin “Shqip” mohoi një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e 21 Qershorit për Bashkinë e Tiranës.

E pyetur nëse do të ishte në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, zonja Nikolla u shpreh se deri sa të realizojë detyrën e ministres së Arsimit do të vazhdojë të qëndrojë në këtë post.

“Patjetër që do të jem në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive. Do të vijoj të jem ministre e Arsimit për sa kohë realizoi detyrën”, u shpreh ministrja.

Ndërkohë, në mbledhjen e pak ditëve më parë në Asamblenë e Tiranës së Partisë Socialiste, në sugjerimin e anëtarëve për kandidatët e mundshëm ishte edhe emri i zonjës Nikolla. 

SHKARKO APP